Nga Vendi
23 April 2026
Filipçe paralajmëron tërheqje nga Kodi Zgjedhor nëse hiqet Qeveria teknike

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se partia e tij mund të tërhiqet nga puna për Kodin Zgjedhor nëse qeveria vazhdon me shfuqizimin e Qeverisë teknike.

Ai theksoi se ndryshimet ligjore për heqjen e ashtuquajturës Qeveri e Përzhinës përbëjnë, sipas tij, një model autokratik të qeverisjes dhe një rrezik për proceset demokratike në vend.

Në një deklaratë publike, Filipçe u shpreh, Qeveria teknike është garancia e vetme për zgjedhje të lira dhe demokratike, duke shtuar se në një situatë me ndikim të fortë politik mbi institucionet e drejtësisë dhe me paqartësi rreth përdorimit të të dhënave nga sistemi Safe City, këto ndryshime nuk duhet të ndodhin.

Ai paralajmëroi se nëse ligji për Qeverinë kalon procedurën parlamentare, grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit do të tërhiqet nga grupi punues për Kodin Zgjedhor, i cili udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë.

Filipçe gjithashtu kërkoi që ligji të tërhiqet plotësisht, duke theksuar se Qeveria teknike duhet të mbetet si garanci për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.



Të ndryshme
Më shumë
A është fejuar Morena Taraku? Ky detaj zbulon shumë 8 October 2026
Sara i blen një yll në qiell Ledrit për ditëlindje, reperi zbulon detaje rreth çiftit27 July 2020
Madonna: 40 vjet më parë, unë erdha në New York me vetëm 35 dollarë dhe një palë këpucë vallëzimi14 September 2021