Sport
23 April 2026
FFK uron trajnerin Franco Foda për ditëlindje, vlerëson punën me Kombëtaren

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, feston sot ditëlindjen, ndërsa urimet për të nuk kanë munguar nga institucioni më i lartë i futbollit në vend.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka dedikuar një mesazh urimi trajnerit, duke vlerësuar angazhimin dhe punën e tij në drejtimin e ekipit kombëtar.

Urime ditëlindjen, trajner Foda, ju urojmë shëndet, suksese dhe shumë fitore të tjera me Kosovën, faleminderit për përkushtimin dhe punën tuaj të palodhur, thuhet në mesazhin e FFK-së.

Foda ka marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës me synimin për të arritur rezultate pozitive dhe për të avancuar ekipin në arenën ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë22 August 2020
Mickoski: Alternativa nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por përsëri zgjedhja është e Gashit19 November 2021
Maqedoni, dje janë aplikuar mbi 15 mijë vaksina14 September 2021