Nga Vendi
24 April 2026
Kaltrina Zekolli Shaqiri, provimi i jurisprudencës do të jepet në shqip

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri ka deklaruar se studentët do të kenë mundësi ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke iu përgjigjur kërkesave të tyre të vazhdueshme.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Debat në Shenja”, ajo theksoi se institucionet janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje konkrete për këtë çështje. “Kemi bërë një grup që po merret me këtë çështje, dhe studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe, pa dyshim këtë e them, jo vetëm këtë të jurisprudencës por më shumë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ndryshime të ngjashme janë bërë edhe në institucione të tjera. “Në ministrinë për punë dhe politikë sociale edhe aty ishte në gjuhën maqedonase. Me ardhjen e VLEN-it, provimet profesionale tani jepen në gjuhën shqipe”, deklaroi Shaqiri.

Kjo nismë shihet si një hap drejt avancimit të të drejtave gjuhësore për studentët shqiptarë në vend.



Të ndryshme
Më shumë
“Ma keni nxirë jetën”, konkurrenti i “Për’puthen +40” largohet papritur nga emisioni29 June 2021
ASH: Vandalizimet e billbordeve janë tendenca të turpshme të individëve të dështuar në politikë30 September 2021
E premtoi gjatë fushatës, Kurti planifikon ta kalojë në Qeveri ligjin për formimin e Xhandarmërisë në shkurt të 2027-s11 October 2026