Nga Vendi
25 May 2025
Bajram Rexhepi në Kongresin e 11-të të Partisë Demokratike Turke: "Ka ndihmuar në demokratizimin e ambientit politik në Maqedoni.

Bajram Rexhepi ishte i pranishëm në Kongresin e 11-të të Partisë Demokratike Turke në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë fjalës së tij, Rexhepi vlerësoi rolin e kësaj partie në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai deklaroi se:
“Kjo parti i ka kontribuar marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ka shërbyer si një urë lidhëse në raportet me shtetin mik të Turqisë. Ajo ka ndihmuar në demokratizimin e ambientit politik në Maqedoni.”

Kjo pjesëmarrje është një mbështetje e qartë për vlerat që promovon Partia Demokratike Turke dhe për rolin e saj në ndërtimin e një klime politike gjithëpërfshirëse në vend./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Integrimi evropian, Zaev pret rezultat pas zgjedhjeve në Bullgari 4 October 2021
Ndërron jetë mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi28 June 2020
Kush janë deputetët që e ngacmojnë Duda Baljen?21 October 2021