Nga Vendi
25 April 2026
Osmani ngre pikëpyetje për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri

Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimi Demokratik për Integrim, ka ngritur dilema mbi legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve nga partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, duke vënë në dyshim përputhjen mes deklarimeve politike dhe veprimeve konkrete.

Sipas Osmanit, shqetësimet nuk janë të reja, por lidhen me një perceptim të vazhdueshëm që vjen edhe nga faktorë ndërkombëtarë. Ai thekson se shpesh shtrohet pyetja se si mund të pretendohet përfaqësimi i shqiptarëve kur, siç shprehet ai, “shqiptarët janë 100% pro-evropianë, ndërsa mbështeten politika që e bllokojnë rrugën drejt BE-së”.

Në reagimin e tij, Osmani përmend edhe çështjen e gjuhës shqipe, duke theksuar se krijohet një ambient ku ajo trajtohet si çështje dytësore dhe jo si e drejtë e barabartë. Po ashtu, ai ngre shqetësime për, siç thotë, zëvendësimin e mekanizmave realë mbrojtës me ligje të dobëta pa fuqi ekzekutive, si dhe për heshtjen përballë padrejtësive që prekin shqiptarët.

Në përfundim, Osmani thekson se problemi nuk qëndron tek deklaratat e rastit, por tek, siç e quan ai, kontradikta e përditshme mes asaj që pretendohet dhe asaj që realizohet në praktikë.



Të ndryshme
Më shumë
Florin Besimi: Nuk do të lejojmë që grupet e ndjeshme të margjinalizohen, çdo qytetar ka vlerë! 3 July 2020
Pagat më të ulëta në rajon i marrin shqiptarët24 September 2021
Debati për të drejtat e shqiptarëve në RMV, rikthehet në vëmendje thënia e Arbër Xhaferit12 March 2026