Nga Rajoni
25 April 2026
Emigrimi masiv i shqiptarëve, Berisha flet për 1.1 milion qytetarë të larguar dhe krizën e shpresës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, duke deklaruar se gjatë një dekade nga viti 2014 deri në vitin 2023, rreth 1.100.000 qytetarë janë larguar drejt vendeve të Shengenit.

Sipas Berishës, kjo situatë ka krijuar një gjendje të thellë dëshpërimi në vend, ku shqiptarët po emigrojnë më shumë se çdo komb tjetër në Evropë. Ai theksoi se në këtë proces kanë emigruar më së shumti burrat, duke sjellë edhe ndryshime të dukshme sociale në strukturën familjare.

“Vetëm në 10 vite, nga 2014 deri në 2023, vetëm në hapësirën e Shengenit janë larguar 1.100.000 shqiptarë. Janë larguar më shumë burrat. Shqipëria sot ka numrin më të madh të kryefamiljareve reale në Evropë dhe më gjerë. As vendet në luftë nuk kanë një fenomen të tillë të imponuar nga largimi masiv i qytetarëve,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se gjenerata e shpresës, sipas tij, lidhet me gratë dhe vajzat, të cilat duhet të kthehen në një burim motivimi për shoqërinë dhe politikën shqiptare.

“Gjeneza e shpresës është gruaja, është vajza. Ne duhet të përqendrohemi me të gjithë forcën tonë si parti për të krijuar shpresën, dhe gratë dhe vajzat të shndërrohen në një gjenerator të fuqishëm shprese,” tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
“Shqiponjat” vërshojnë rrugët e Shkupit 2 August 2021
Arta Nitaj pozon e zhveshur në ara 9 July 2021
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 13:00 është 23.81 për qind15 July 2020