Nga Vendi
26 April 2026
FSK drejt Gazës për mision paqeruajtës, nis vlerësimi në terren

Një ekip i Forca e Sigurisë së Kosovës ka udhëtuar drejt Gaza për të kryer vlerësimet paraprake në kuadër të një misioni ndërkombëtar paqeruajtës.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të komandantit Bashkim Jashari, delegacioni po realizon rikonicionin e zonës ku pritet të dislokohet kontingjenti i FSK-së, si dhe po koordinon aspektet logjistike dhe operacionale.

Gjatë vizitës, ekipi ka zhvilluar takime me autoritete lokale dhe përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë, përfshirë strukturat koordinuese civilo-ushtarake që veprojnë në përputhje me Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në njoftim theksohet se “është diskutuar për integrimin e kontingjentit të FSK-së, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta dhe koordinimin e mbështetjes logjistike”.

Po ashtu, FSK rithekson përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet global, duke theksuar se “mbetet e përkushtuar për të kontribuar në sigurinë kolektive në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.



Të ndryshme
Më shumë
3 viktima dhe 123 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni23 July 2020
Zgjedhjet në gjermani bashkuan pushtetin dhe opozitën në Maqedoni27 September 2021
Sela dhe Gashi sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë 2 July 2020