Nga Vendi
26 April 2026
Rinia e Çairit në Panairin e Librit në Shkup, Mexhiti thekson rëndësinë e ideve dhe kulturës

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë së bashku me të rinjtë e Çairit në Panairi i Librit në Shkup, i cili po zhvillohet në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Ngjarja, që po mbahet nga 23 deri më 29 prill, ka mbledhur rreth 65 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë, duke sjellë tituj të rinj, autorë dhe aktivitete profesionale që synojnë afrimin e librit me publikun.

Mexhiti vlerësoi panairin si një hapësirë ku takohen idetë dhe energjia rinore, duke theksuar se “kënaqësi e jashtëzakonshme kur takohen ‘republika e ideve’ me zellin e aktivizimit rinor”. Sipas tij, kjo ngjarje kulturore kontribuon në pasurimin e jetës qytetare dhe hap horizonte të reja për lexuesit.

Panairi i Librit në Shkup konsiderohet një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në qytet, duke ofruar mundësi për promovimin e librit dhe ideve bashkëkohore.



Të ndryshme
Më shumë
Valon Syla nervozohet, bërtet dhe kritikon aksion në veri: “Njësia Speciale veç ka nejt edhe ka hangër pashteta”28 September 2021
LSDM: Të respektohet vendimi i Gjykatës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, askush nuk është mbi ligjin17 September 2026
Siguria e gazetarëve në krye të prioriteteve: Në faqen e MPB-së vendoset link që të çon te regjistri i sulmeve ndaj gazetarëve 2 October 2025