Nga Rajoni
27 April 2026
Pika kufitare të Maqedonisë së Veriut në rritje rekord të shitjeve të karburanteve, shqiptarët furnizohen më lirë përtej kufirit

Shitjet e karburanteve në zonat kufitare të Maqedonisë së Veriut kanë shënuar rritje të ndjeshme, të nxitura nga diferencat e çmimeve me vendet fqinje, veçanërisht Shqipërinë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga burime qeveritare dhe të raportuara nga “Monitor”, konsumi ditor i karburanteve ka arritur në rreth 2 milionë litra, nga 1.5 milionë më parë. Rreth 10 për qind e kësaj sasie i atribuohet shtetasve të huaj, kryesisht shqiptarë, që përkthehet në rreth 200 mijë litra në ditë.

Rritja më e madhe është regjistruar në pikat kufitare pranë Dibrës së Madhe dhe Prespës, ku shitjet janë trefishuar. Diferencat e çmimeve mbeten faktori kryesor, me naftën që në Maqedoninë e Veriut tregtohet rreth 1.52 euro për litër, ndërsa në Shqipëri arrin rreth 2.1 euro.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar trendin e rritjes së konsumit, duke theksuar se vendi mbetet ndër më konkurruesit në rajon për çmimet e karburanteve.

Autoritetet maqedonase kanë ndërhyrë me masa fiskale, duke ulur TVSH-në dhe akcizat, çka ka ndikuar në stabilizimin e çmimeve dhe rritjen e kërkesës. Ndërkohë, në Shqipëri, çmimet më të larta kanë nxitur qytetarët të furnizohen përtej kufirit, duke zhvendosur një pjesë të ndjeshme të konsumit në vendet fqinje.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PPDUKM: Me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Zaev do të merr nga 54 milionë euro nga qytetarët dhe firmat24 June 2021
Ambasada amerikane në Kosovë bën thirrje për dalje në zgjedhje14 February 2021
Tragjedi pranë Torinos, vrasje e dyfishtë dhe vdekja e autorit18 April 2026