Nga Bota
27 April 2026
Vizita e Mbretit Charles në SHBA vijon mes masave të shtuara sigurie pas incidentit në Uashington

Pallati Buckingham ka konfirmuar se vizita shtetërore e Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë sipas planit, pavarësisht incidentit me armë të ndodhur në Uashington DC.

Në një deklaratë zyrtare, Pallati bëri të ditur se vendimi është marrë pas konsultimeve të shumta, duke theksuar se janë bërë vetëm ndryshime të vogla në agjendë për arsye sigurie. Ndërkohë, masat mbrojtëse për delegacionin mbretëror janë rritur ndjeshëm.

Incidenti ndodhi gjatë një eventi në kryeqytetin amerikan, ku një person i armatosur hapi zjarr, duke shkaktuar shqetësime për sigurinë e të pranishmëve, mes tyre edhe Donald Trump. Sipas autoriteteve, ai dhe të ftuarit e tjerë shpëtuan pa lëndime.

Pallati njoftoi se Mbreti kishte ndjerë “lehtësim të madh” pas lajmit për sigurinë e pjesëmarrësve dhe kishte shprehur solidaritet ndaj të prekurve nga ngjarja.

Autoritetet amerikane kanë garantuar se sistemi i sigurisë funksionon dhe se vizita do të zhvillohet pa pengesa.



Të ndryshme
Më shumë
Leyen: BE duhet të përmbush premtimet për Shkupin dhe Tiranën 6 July 2021
Edhe sivjet nuk do të ketë Haxh për besimtarët myslimanët të Maqedonisë16 June 2021
Veliaj kërkon transmetim live të seancave gjyqësore në Gjykatën Administrative21 April 2026