Nga Rajoni
27 April 2026
Ferdonije Çerkezi: Mëngjeset mbeten të rënda, dhimbja për të zhdukurit nuk shuhet

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, gazetari i Klan Kosova, Agon Rexhepi, ka vizituar në Gjakovë nënën Ferdonije Çerkezi në shtëpinë-muze të familjes Çerkezi, ku ajo vazhdon të jetojë me kujtimet e tragjedisë familjare.

Eshtrat e dy djemve të saj janë gjetur, ndërsa fati i dy djemve të tjerë dhe i bashkëshortit mbetet ende i pazbardhur. Ajo rrëfen se dhimbja e mungesës është pjesë e përditshme e jetës së saj.

“Mëngjeset janë shumë të hidhura, zgjohem si një njeri që zgjohet vetëm. Po njeriu mësohet të jetojë me mërzinë”, është shprehur ajo në një intervistë për emisionin “Ora Shtatë”.

Ferdonije Çerkezi thekson se nuk ka reshtur kurrë së kërkuari të afërmit e saj, ndërsa sot pengesë, siç thotë ajo, është vetëm lodhja fizike, jo dëshira për të ditur të vërtetën.



Të ndryshme
Më shumë
Aksident tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë, vdes mërgimtari nga Zvicra14 February 2021
Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë14 September 2026
Del në ankand xhaketa e Michael Jackson, çmimi marramendës që mund të thyejë rekorde botërore10 October 2026