Nga Vendi
27 April 2026
Hoxha fton Mexhitin në takim pas tensioneve dhe publikimeve në media

Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, ka ftuar në një takim përfaqësuesin e VLEN, Izet Mexhiti, takim që pritet të zhvillohet sot në orën 14:00.

Takimi vjen pas një vale reagimesh në media dhe debateve publike që kanë përfshirë diplomacinë shqiptare në rajon, pas publikimit të disa materialeve të pretenduara nga rrjete komunikimi private.

Në këto publikime janë përfshirë edhe akuza lidhur me një komunikim të supozuar mes ambasadorit shqiptar në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani, dhe zyrtarëve të tjerë, si dhe një mesazh i atribuuar ministrit Hoxha, i cili është bërë pjesë e debatit publik.

Sipas raportimeve mediatike, këto materiale kanë shkaktuar reagime të shumta politike dhe kërkesa për sqarime, ndërsa takimi i sotëm shihet si një përpjekje për ulje tensionesh dhe sqarim të pozicioneve.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
PE-ja nesër do të diskutojë dhe votojë raportin vjetor të Maqedonisë së Veriut24 March 2021
Yjet që “çmendën” fansat dhe dolën topless (Fotot) 2 September 2020
OEMVP dhe Ambasada Kineze synojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik14 October 2026