Nga Vendi
27 April 2026
Shkupi drejt aksionit në Bit Pazar, paralajmërohet largimi i objekteve ilegale dhe mbyllja e vendkalimit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka paralajmëruar masa konkrete për rregullimin e situatës në zonën e Bit Pazar, duke përfshirë largimin e ndërtimeve pa leje dhe mbylljen e një vendkalimi të paligjshëm.

Sipas tij, pas bashkëpunimit ndërkomunal me Komunën e Çairit, në ditët në vijim do të nisë një aksion i koordinuar për eliminimin e objekteve ilegale, ndërsa më pas do të ndërmerret edhe mbyllja e vendkalimit.

Gjorgjievski u shpreh, “Do të largohen të gjitha objektet ilegale që ndodhen atje dhe më vonë do të mbyllet edhe vendkalimi ilegal”, duke theksuar se vendimi është marrë edhe për arsye sigurie për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Ai shtoi se pavarësisht kërkesave për legalizim nga banorët e zonës, autoritetet mbeten të vendosura për mbylljen përfundimtare të kësaj pike.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Kemi ofertën më të mirë!28 September 2021
Kuvendi dhe Avokati i Popullit nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e të drejtave të njeriut 2 April 2026
BE e vendosi Maqedoninë në listën e vendeve të sigurta, 421 raste aktive me COVID-1917 June 2021