Nga Vendi
27 April 2026
Në Tiranë, Mexhiti dhe Hoxha theksojnë partneritetin e fortë mes shqiptarëve në rajon

Në Tirana është zhvilluar takimi mes zëvendëskryeministrit të Maqedonia e Veriut, Izet Mexhiti dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ku është diskutuar bashkëpunimi mes dy vendeve dhe raportet ndërshqiptare në rajon.

Mexhiti e cilësoi takimin si konstruktiv, duke theksuar se marrëdhëniet me Shqipërinë mbeten prioritet mbi çdo zhvillim politik të ditës dhe mbi çdo interes individual.

Ai deklaroi se “shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot janë më të sigurt se kurrë në të drejtat e tyre”, duke e lidhur këtë me bashkëpunimin institucional dhe politikat e përbashkëta.

Sipas tij, partneriteti me Shqipërinë është i qëndrueshëm dhe i bazuar në histori të përbashkët dhe përgjegjësi të ndërsjellë, duke theksuar se kjo lidhje nuk ndikohet nga emra apo kalkulime politike.

Mexhiti shtoi se Shqipëria mbetet një aleat dhe mbështetës i rëndësishëm për shqiptarët kudo në rajon.



Të ndryshme
Më shumë
Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin: Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme19 October 2021
Arif Vladi dhe Shkrute Fejza do të interpretojnë të shtunën në Marshin për Liri10 September 2026
Historia e 24-vjeçarit shqiptar që u maltretua dhe më pas u vra nga “Tigrat e Arkanit”13 August 2021