Nga Rajoni
29 April 2026
Ambasadorja Artemis Malo thekson rolin e diasporës shqiptare në Kanada dhe projektet për të rinjtë

Në kuadër të Samitit të 4-t të Diasporës në Shqipëri, ambasadorja Artemis Malo ka dhënë një intervistë për RTSH, ku ka vënë në fokus kontributin e komunitetit shqiptar në Kanada dhe forcimin e lidhjeve me vendin e origjinës.

Gjatë bisedës, ajo theksoi rëndësinë e platformave online të ambasadës, të cilat promovojnë kulturën, traditat dhe destinacionet turistike shqiptare, duke shërbyer si urë komunikimi mes diasporës dhe publikut ndërkombëtar.

Një vend të veçantë në intervistë zuri edhe projekti “NOW”, një iniciativë që synon fuqizimin e të rinjve shqiptarë përmes mentorimit dhe mbështetjes profesionale, me qëllim realizimin e ideve të tyre dhe kontributin në zhvillimin e vendit.

Në diskutim u përfshi edhe Albana Celosmani, e cila foli për aktivitetet kulturore të komunitetit dhe organizimin e eventit “Festë N’Shesh”, që do të mbahet më 31 maj në Toronto, duke sjellë elemente të kulturës shqiptare në zemër të qytetit.

Intervista vuri në pah angazhimin e diasporës shqiptare në Kanada për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar në arenën ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Izairi: Jam i sigurt se do të ketë rritje të votave, për 225 vota nuk ia dolëm22 October 2021
Aksident në Shkup – lëndohet rëndë një motoçiklist, MPB jep detaje20 May 2025
Nisja e FSK-së drejt Gazës në dorën e SHBA-ve, vendimin e përcakton gjenerali amerikan22 April 2026