Nga Vendi
30 April 2026
Tetova sonte në festë, Ansambli Shtetëror sjell koncertin “Me plis në zemër”

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV do të mbajë sonte në Tetovë koncertin e tij të parë, shtatë vite pas themelimit të institucionit. Ngjarja artistike me titull “Me plis në zemër” do të zhvillohet në Qendrën për Kulturë, në ora 19:00, duke shënuar një moment të rëndësishëm për skenën kulturore shqiptare në vend.

Në këtë koncert do të marrin pjesë artistë të njohur dhe të rinj, ndërsa mysafir special do të jetë Okteti “Ilirikum”, duke i dhënë mbrëmjes një dimension të veçantë artistik.

Drejtori i Ansamblit, Jetmir Rexhepi, u shpreh se kjo ngjarje përfaqëson një arritje të shumëpritur për artistët shqiptarë, duke theksuar se është një nga ditët më të rëndësishme në karrierën e tij, pasi po realizohet një projekt i ëndërruar prej vitesh dhe në nivel të lartë institucional. Ai ftoi artdashësit të marrin pjesë, duke e konsideruar praninë e tyre si mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të këtij institucioni.

Koncerti është pjesë e programit vjetor të mbështetur nga Ministria e Kulturës.



Të ndryshme
Më shumë
Haqim Ramadani kërkon takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës 3 November 2025
A mund ta besoni që ky është i njëjti person? Luajti në Ligën Premier jo shumë kohë më parë, dhe sot duket tmerrësisht i frikshëm16 October 2026
Zgjerimi i BE-së përballet me sfidën e luftës hibride, Marta Kos: Vendet kandidate janë nën sulm20 July 2026