Nga Vendi
2 May 2026
Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe shpalljes së Karadakut Zonë e Lirë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka përkujtuar 2 Majin si një nga datat më domethënëse historike, duke e cilësuar si ditën kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë dhe u vulos një kapitull i rëndësishëm i përpjekjeve për liri.

Në një reagim publik, Mexhiti theksoi se kjo ditë përfaqëson qëndresën dhe vendosmërinë e njerëzve përballë sfidave të kohës, duke nënvizuar se sakrifica e tyre krijoi një realitet të ri për vendin.

“2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, dita kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, si simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri”, ka deklaruar ai, duke shtuar se periudha në fjalë ishte e mbushur me sfida, por edhe me guxim të jashtëzakonshëm.

Mexhiti ka theksuar se përmes përkushtimit të atyre që kontribuuan në atë kohë, u hap një kapitull i ri shprese dhe dinjiteti, ndërsa sot kjo datë kujtohet me respekt dhe mirënjohje për trashëgiminë e lirisë.

“E kujtojmë këtë ditë me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë rrugëtim”, ka theksuar Mexhiti.



Të ndryshme
Më shumë
Fëmijët deri në 14 vjet më shumë infektojnë, s’është koha për hapjen e shkollave dhe çerdheve 2 August 2020
Sulmuesi serb i Austrisë provokon Kosovën, publikon fotografi nga Manastri i Graçanicës 5 October 2026
Gjykata Themelore e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë për paraburgimin e inspektorëve të DAP-it24 November 2025