Nga Rajoni
2 May 2026
Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e reja janë përgjegjësi e Kurtit, përpjekjet ishin teatër politik

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e cilësuar si të pritshëm dështimin për zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.

Në një intervistë për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Hoxhaj ka theksuar se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Kur i fiton zgjedhjet nuk fiton vetëm për të qeverisur, por edhe për të krijuar institucionet e reja. Në mungesë të vullnetit politik për zgjedhjen e presidentit, ishte e qartë se vendi do të shkonte në zgjedhje”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka shtuar se mënyra se si janë menaxhuar prioritetet institucionale tregon se përpjekjet për zgjidhje kanë qenë të pamjaftueshme. “Përpjekjet e tij ishin teatër politik, prandaj shkuarja në zgjedhje është përgjegjësi e Kurtit”, është shprehur Hoxhaj.

Sipas tij, renditja e prioriteteve pas zgjedhjeve nuk ka qenë e duhura, duke theksuar se fillimisht duhej të zgjidhej presidenti dhe më pas të procedohej me çështje të tjera shtetërore.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Dehari: Nëse nuk na lejojnë të punojmë në ambiente të mbyllura, mund të falimentojmë përfundimisht24 June 2021
Nga 1 dhjetori, do të paguajmë më shumë për qese plastike – do të kushtojnë 15 denarë16 September 2021
Aleanca për Shqiptarët akuzon për heqjen e gjuhës shqipe nga faqja e institucionit, kërkon reagim urgjent17 April 2026