Nga Rajoni
2 May 2026
Osmani nderon viktimat e Studimes, “kurrë nuk harrojmë dhe nuk heqim dorë nga drejtësia”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar viktimat e Masakrës së Studimes në përvjetorin e 27-të të saj, duke shprehur dhimbje dhe nderim për të vrarët.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Osmani theksoi se kujtimi për martirët dhe viktimat do të mbetet gjithmonë i gjallë në ndërgjegjen kolektive.

Ajo u shpreh se si shoqëri dhe si komb, Kosova nuk do të harrojë kurrë, nuk do të falë dhe nuk do të heqë dorë nga kërkimi i drejtësisë për krimet e kryera.

“Kurrë nuk harrojmë, kurrë nuk falim dhe kurrë nuk heqim dorë nga drejtësia”, ka shkruar Osmani në Facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Nga e enjtja nis portofoli elektronik në Maqedoni, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit në telefon26 October 2026
Saviano: Në Afganistan nuk ka fituar islamizmi, ka fituar heroina!18 August 2021
Grubi: Zot, fal mirësi dhe paqë në zemrat e njerëzve!26 November 2021