Nga Vendi
3 May 2026
Bujar Osmani në Bruksel, takime me institucionet e BE-së për perspektivën evropiane

BDI ka bërë të ditur se nënkryetari i saj Bujar Osmani do të zhvillojë një vizitë dyditore në Bruksel, ku do të realizojë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve evropiane.

Sipas njoftimit, Osmani pritet të takohet me përfaqësues të Komisioni Evropian, me Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, si dhe me eurodeputetë. Në qendër të diskutimeve do të jetë perspektiva evropiane e vendit dhe zhvillimet e fundit politike.

Në njoftim, BDI thekson se gjatë takimeve do të hapen edhe çështje që lidhen me përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe, sipas tyre, cenimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.



Të ndryshme
Më shumë
Moti me vranësira dhe reshje të rrëmbyeshme 23 June 2020
Fermerët e qumështit derdhin qumësht para ministrisë, nis protesta në Kosovë 6 July 2026
Ndryshon krejtësisht pamje Mimoza Mustafa 28 October 2021