Sport
3 May 2026
Zidane i afërt me Realin e Madridit, por një premtim e mban larg stolit

Një rikthim i mundshëm i Zinedine Zidane te Real Madrid ka qenë shumë pranë realizimit në muajin dhjetor, sipas raportimeve të mediave spanjolle, por në fund nuk është materializuar për shkak të një angazhimi të mëparshëm të trajnerit.

Sipas të përditshmes sportive AS, drejtuesit e klubit madrilen kishin hyrë në kontakte me Zidane në një moment kur pozita e trajnerit ishte e paqartë, ndërsa emra të ndryshëm për pasuesin e mundshëm të pankinës po qarkullonin brenda klubit.

Në atë periudhë, edhe emra të tjerë si Xabi Alonso dhe Álvaro Arbeloa u përmendën në skenarin e ndryshimeve të mundshme në stolin e Realit, por situata përfundoi me vazhdimësinë e projektit aktual.

Zidane, i cili është i lidhur ngushtë me historinë e klubit dhe ka fituar 11 trofe si trajner i Realit, përfshirë tre Liga të Kampionëve radhazi, raportohet se ka respektuar një angazhim me përfaqësuesen e Francës, duke mos pranuar rikthimin në Madrid.

Ish-trajneri francez është përmendur gjithashtu si një nga kandidatët potencialë për të ardhmen e pankinës së kombëtares franceze, në pritje të zhvillimeve të ciklit të ardhshëm ndërkombëtar.



Të ndryshme
Më shumë
Ardita Sinani takon Presidentin Bajram Begaj, në fokus Presheva dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës12 March 2026
Schmitt: Shqiptarët rezistuan më gjatë se çdo popull tjetër ndaj Perandorisë Osmane29 March 2026
LGBT në Afganistan: Të vra*sin në vend!23 August 2021