Nga Rajoni
5 May 2026
5 Maji, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Policisë së Shtetit

Në 5 Maj është përkujtuar vepra dhe sakrifica e dëshmorëve të Policisë së Shtetit, në një ceremoni ku mori pjesë drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Në fjalën e tij përkujtimore, Hita theksoi se kjo ditë nuk është vetëm një datë në kalendar, por një moment reflektimi për sakrificën njerëzore pas sigurisë së vendit. “Sot nuk jemi thjesht për të përkujtuar një datë, jemi mbledhur për t’u përkulur përpara një mungese që flet më fort se prania jonë, përpara një heshtje që nuk është boshllëk, por amanet”, u shpreh ai.

Ai shtoi se dëshmorët e policisë janë pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe se emrat e tyre mbeten të skalitur në kujtesën e shoqërisë. “Siguria e këtij populli ka pasur dhe ka një çmim njerëzor”, tha Hita, duke nënvizuar se uniforma përfaqëson jo vetëm detyrë, por edhe betim dhe sakrificë.

Në fjalën e tij, ai kujtoi se të rënët ishin njerëz të zakonshëm me familje dhe ëndrra, të cilët, sipas tij, zgjodhën ligjin dhe shërbimin ndaj qytetarëve dhe shtetit. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për familjarët e dëshmorëve, duke theksuar se shoqëria u detyrohet atyre shumë.

Ceremonia u zhvillua në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe të Atdheut.



Të ndryshme
Më shumë
Dimitrov: Është e vështirë të vazhdosh t’i quash miq bullgarët, kur kontestojnë gjuhën maqedonase11 October 2021
Majlinda Bregu: BE-ja e ka humbur magjinë që ka pasur dikur 6 July 2021
Trump pranon përfshirjen direkte të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit, paralajmëron shkatërrim të kapaciteteve raketore28 February 2026