Nga Vendi
21 July 2026
Festivali “Çarshia” sjell katër net muzikë dhe art në zemër të Shkupit

Të enjten në Shkup nis edicioni i parë i Festivalit Internacional të Muzikës “Çarshia”, një nismë e Komunës së Çairit që synon të kthehet në një traditë të përvitshme kulturore. Për katër net, Suli Hani dhe Kurshumli Hani në Çarshinë e Vjetër do të presin artistë dhe interpretime nga muzika klasike, opera, flamenkoja dhe serenatat korçare. Kryetari i Komunës së Çairit, Mexhiti, tha se festivali synon të pasurojë jetën kulturore të Shkupit dhe të rrisë rolin e qytetit në hartën kulturore të rajonit. “Qëllimi ynë është ta shndërrojmë Festivalin ‘Çarshia’ në një traditë të përvitshme, që do ta pasurojë jetën kulturore të Shkupit dhe do ta vendosë qytetin gjithnjë e më shumë në hartën kulturore të rajonit”, deklaroi Mexhiti. Ai shtoi se çdo traditë e madhe nis me një hap të parë dhe shprehu dëshirën që festivali, në të ardhmen, të bëhet një nga ngjarjet me të cilat identifikohet Shkupi. Mexhiti i ftoi qytetarët të marrin pjesë në edicionin e parë dhe të shijojnë katër net të muzikës dhe artit në atmosferën autentike të Çarshisë së Vjetër. 



Të ndryshme
Më shumë
Syla-Kurtit: O ku je Albin a të ka marrë malli me hëngër pasul me hoxhën30 August 2021
Karvani ‘Realizo Ëndrrën’ i Kryeministrit të parë sot në Gostivar, Çegran, Forinë, dhe Debresh (FOTO) 8 July 2020
Antonela: Dua meshkuj mbi 40-vjeç, mund të më ngacmoni lirisht20 September 2021