Nga Vendi
6 May 2026
Memorandume bashkëpunimi mes Ministrisë dhe universiteteve për zhvillimin e komunave

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me gjashtë institucione të arsimit të lartë, duke synuar forcimin e lidhjes mes institucioneve publike dhe komunitetit akademik.

Këto marrëveshje synojnë të shfrytëzojnë ekspertizën shkencore dhe potencialin kërkimor të universiteteve për të adresuar nevojat konkrete të komunave dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

“Ky hap përfaqëson një nxitje të rëndësishme për bashkëpunim në fushat që janë në fokus të Qendrës Burimore për mbështetje të komunave dhe njëkohësisht kontribuon në forcimin e kapaciteteve të tyre”, deklaroi Perinski.

Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunim me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe me universitete të tjera në vend, përfshirë ato në Shtip, Manastir, Tetovë dhe Shkup, duke krijuar një rrjet më të gjerë ekspertize në funksion të zhvillimit lokal.

Kjo iniciativë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të komunave dhe në avancimin e politikave lokale përmes mbështetjes profesionale nga sektori akademik.



Të ndryshme
Më shumë
Procesi i votimit në Saraj vijon normalisht, qytetarët respektojnë masat15 July 2020
Stefan Andonovski: “IA nuk është luks teknologjik, por përgjegjësi shtetërore”18 February 2026
‘S’të eci kënga tani bën lojë’, komenti nxjerr Melisën nga takti20 August 2021