Nga Vendi
7 May 2026
Stojançe Jovanovski dënohet me 12 vjet burg pas tragjedisë në Shkup

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me 12 vjet burg Stojançe Jovanovskin, i akuzuar për ushtrim dhune dhe nxitje të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Ivana Jovanovska.

Ngjarja tragjike ndodhi më 2 mars, kur Ivana së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare u hodh nga ballkoni i pallatit ku jetonin. Rasti shkaktoi reagime të shumta në opinion për shkak të rrethanave të rënda familjare dhe pasojave tragjike.

Vendimi i Gjykatës Penale vjen pas procedurës gjyqësore lidhur me rastin që tronditi opinionin publik në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk largohen mbeturinat! – Mjeku paralajmëron: Mund të përhapet tuberkulozi30 September 2025
Kasami: Ministria e Shëndetësisë mbetet pjesë e VLEN-it, nuk ka bisedime për këmbim të resorëve qeveritarë14 May 2025
Filipçe: OBRM-PDUKM ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës, shantazheve dhe presioneve30 October 2025