Nga Vendi
9 May 2026
Mickoski dhe Filipçe përballen për Evropën dhe ndryshimet kushtetuese

Në ceremoninë për shënimin e 9 Majit, Ditës së Fitores ndaj Fashizmit dhe Ditës së Evropës, u regjistrua një përplasje e hapur politike mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit të LSDM-së, Venko Filipçe. Të dy vendosën kurora me lule pranë monumentit “Çlirimtarët e Shkupit”, ndërsa më pas shkëmbyen akuza të forta politike.

Kryeministri Mickoski deklaroi se nuk do të lejojë kompromis me identitetin dhe dinjitetin shtetëror, duke theksuar se “kurrë nuk do të bëj pazar me identitetin dhe dinjitetin tonë për çfarëdo përfitimi politik apo personal”.

Nga ana tjetër, Venko Filipçe akuzoi qeverinë se po e izolon vendin nga Bashkimi Evropian dhe tha se ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm për nisjen e negociatave me BE-në. Sipas tij, deklaratat e Mickoskit janë vetëm arsyetime politike.

Burimi: TV21



Të ndryshme
Më shumë
Zaev vazhdon të pohojë se Milevski ka pasur të drejtë për të dalë nga burgu 7 September 2021
Zaev: Fituam OBRM-PDUKM-në me 3 deputetë më shumë16 July 2020
Maqedoni: Prej sot qytetarët mund t’i marrin letërnjoftimet e reja23 August 2021