Nga Vendi
10 May 2026
Heshtja për himnin në Kongresin e VLEN-it, reagon Bujar Osmani

Nënkryetari i Bujar Osmani, ka reaguar pas mbajtjes së Kongresit të parë të VLEN-it, duke kritikuar mosintonimin e himnit kombëtar shqiptar gjatë këtij organizimi. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka akuzuar për heshtje politike përballë, siç i quan ai, goditjeve ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka përmendur çështjen e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe procesin eurointegrues, duke e lidhur këtë edhe me mungesën e himnit në kongresin e VLEN-it. “E ndaluan gjuhën. E ndërpren përfaqësimin e drejtë. E nënçmuan vullnetin e popullit. E bllokuan Evropën. Tani heshtën edhe himnin”, ka shkruar Osmani. Reagimi i tij ka nxitur diskutime në rrjetet sociale dhe në opinionin publik lidhur me simbolikën dhe mesazhet politike të Kongresit të parë të VLEN-it.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet malazeze, edhe Zaev si Rama me videomesazh: Votoni Gjukanoviçin (VIDEO) 28 August 2020
Takim në Prishtinë, Lëvizja Arbëria uron Kryetaren e Kuvendit për detyrën e re16 March 2026
Kurti paralajmëroi reciprocitet ndaj Serbisë, Vuçiq: Nuk mund të bëjmë asgjë15 September 2021