Nga Vendi
15 May 2026
Dhunë para shkollës: Të miturit rrahin djalin 14-vjeçar dhe e publikojnë videon në rrjete sociale

Një rast i rëndë dhune ndaj një të mituri ka tronditur komunën e Studeniçanit, pasi një djalë 14-vjeçar është sulmuar fizikisht para shkollës fillore nga një grup i të miturve, të cilët jo vetëm që e kryen sulmin, por e incizuan dhe e publikuan në rrjetet sociale.

Policia njoftoi se, "Në SPB Shkup, A.J. (43) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, denoncoi se më 12.05.2026, rreth orës 09:30, para një shkolle fillore në territorin e komunës së Studeniçanit, djali i tij 14-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur." Prindi i viktimës ishte ai që dha denoncimin zyrtar, ndërkohë pamjet e dhunës kishin qenë tashmë të qarkulluara në rrjetet sociale nga vetë autorët e sulmit.

Rasti është në hetim nga tre institucione njëkohësisht, policia, prokurori publik dhe inspektori për të mitur, të cilët janë ngarkuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Mbledhja e dy qeverive mbahet në muajin nëntor27 September 2021
Fusha e Tearcës përfiton sistem të ri ujitjeje me mbështetje nga Bashkimi Evropian13 November 2025
Dogana e Kosovës konfiskon 1 mijë e 200 litra Coca-Cola të kontrabanduara 1 July 2021