Nga Vendi
21 May 2026
Boletin Zenuni: Botimi i Parë i Doracakut Shqip për Familjet e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta

Sot, në ambientet e Teatrit Shqiptar të Shkupit, u mbajt promovimi i doracakut "Nuk je vetëm", vepër e autorit Boletin Zenuni, e dedikuar familjeve të personave me nevoja të veçanta. Në këtë event të rëndësishëm morën pjesë familje, miq dhe profesionistë të fushës së edukimit special dhe rehabilitimit.

Një hap historik për hapësirën shqipfolëse, ky doracak është vepra e parë e këtij lloji që u vjen drejtpërdrejt në ndihmë familjeve të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke plotësuar një boshllëk të madh që ekzistonte prej vitesh në literaturën shqipe të kësaj fushe. Vepra lindi si dëshirë e kahmotshme dhe si nevojë e kohës, dhe i kushtohet prindërve të autorit, si dhe të gjithë prindërve e familjarëve që jetojnë me persona me nevoja të veçanta.

Boletin Zenuni, pjesë e gjeneratës së parë të Edukatorëve Specialë dhe Rehabilituesve në Universitetin e Tetovës, e ka ndërtuar këtë vepër jo vetëm mbi bazë akademike, por edhe mbi përvojë njerëzore të thellë. Libri nuk i drejtohet lexuesit me mëshirë apo distancë profesionale, por me respekt dhe zemër të hapur, duke synuar të jetë udhërrëfyes praktik për çdo familje që ndodhet para sfidave të përditshme.

Mesazhi qendror i veprës është i qartë: asnjë prind, asnjë familje nuk duhet të ndihet e vetmuar në këtë rrugëtim. Autori shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë kontribuesit që mundësuan realizimin e këtij botimi të çmuar.



Të ndryshme
Më shumë
U largua nga politika, ndryshimi i madh në pamje i Donika Kadaj-Bujupit 8 October 2021
62 vjet nga krijimi i NASA-s29 July 2020
Werderi dhe Rashica nuk ia dalin në shtëpi, mbetja në Bundesliga do të diskutohet në ndeshjen e kthimit 2 July 2020