Pas firmosjes me Ernest Muçin, Trabzonspori turk po shikon drejt një tjetri shqiptari të kombëtares kuqezi. Sipas mediave turke, sulmuesi Myrto Uzuni vazhdon të figurojë në listën e dëshirave të klubit, i cili po monitron nga afër situatën e 30-vjeçarit që aktualisht aktivizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Uzuni ka zhvilluar 14 ndeshje në kampionatin amerikan këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe një asist, duke mbetur një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij. Kontrata e sulmuesit pritet të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm, çka e bën transferimin gjatë kësaj vere më të realizueshëm.
Rrjeti i vëzhguesve të Trabzonsporit kishte shfaqur interes për shqiptarin edhe gjatë merkatos së janarit, por negociatat nuk u finalizuan. Klubi, fitues i Kupës së Turqisë këtë sezon dhe pjesëmarrës në grupet e Europa League vitin e ardhshëm, pritet të bëjë një ofertë të re gjatë verës me objektivin për të forcuar repartin ofensiv.
Burimi: Klan News