Nga Rajoni
2 August 2020
Shqipëria liron veteranin e UÇK-së i cili u ndalua me kërkesë të INTERPOL-it

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se autoritetet shqiptare e kanë liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati, i cili u ndalua nga policia, pas një kërkese që Serbia kishte dërguar në INTERPOL.

Haradinaj-Stublla tha se ka komunikuar me homologun e  saj shqiptar, Gent Cakaj, dhe njofton se veterani i UÇK-së ishte liruar para dy orësh dhe se ishte ndaluar  thjesht për verifikim.

Sipas ministres Haradinaj-Stublla, Serbia po vazhdon me veprime ilegale ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se Shqipëria do të përditësojë listat e dërguara nga Serbia, me qëllim, që sipas saj, ato të reflektojë “realitetin politik e ligjor të Kosovës”.

“Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ministrja Haradinaj-Stublla në një postim në rrjetin social Facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Nora Istrefi feston sot ditëlindjen, kaq vjet mbush25 March 2022
Mickoski: Zaev është Gruevski nga Ali Express29 September 2021
Dy franceze konvertohen ne? islam pas qëndrimit në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan27 July 2021