Nga Vendi
27 May 2026
Ambasadori Meidani uron për Kurban Bajram: "Më shumë dritë në shpirt, më shumë mirësi mes njerëzve"

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh paqeje dhe solidariteti me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e tij, ambasadori theksoi se kjo festë "na rikujton vlerën e heshtur të besimit, sakrificës dhe paqes me vetveten", duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

Meidani shprehu dëshirën që Kurban Bajrami të jetë burim frymëzimi për të gjithë, duke thënë: "Uroj që kjo ditë të sjellë më shumë dritë në shpirt, më shumë mirësi mes njerëzve dhe më shumë arsye për të besuar tek njëri-tjetri." Mesazhi i ambasadorit vjen si shprehje e vlerave të përbashkëta të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor.



Të ndryshme
Më shumë
Njeriu që shndërroi ëndrrën fëmijërore në realitet, fluturon përmes balonave! 7 August 2020
Legalizimi i kanabisit në Maqedoni: Definohen termet “dekriminalizim”, “legalizim” dhe “depenalizim”24 June 2021
Osmani ngre pikëpyetje për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri25 April 2026