Nga Bota
27 May 2026
Izraeli urdhëron evakuimin e Tyre-së: "E detyruar të veprojë me forcë" kundër Hezbollahut

Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e qytetit jugor libanez Tyre pas një vale të re sulmesh ajrore, duke deklaruar se është "e detyruar të veprojë me forcë", pasi Hezbollah po shkel armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-të që ka hyrë në fuqi pesë javë më parë. Banorëve të Tyre-së dhe zonave përreth u është bërë thirrje të largohen menjëherë, ndërsa mediat libaneze raportojnë për sulme izraelite në jug të vendit dhe në Luginën lindore të Bekaa-s, ku në qytetin Choukine janë vrarë tre persona.

Hezbollah, i cili akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit, ka deklaruar se "po përballet me forcat izraelite në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri." Ky përshkallëzim vjen një ditë pasi kryeministri izraelit njoftoi zgjerimin e operacioneve tokësore, pas sulmeve me dronë nga Hezbollah ndaj trupave izraelite dhe civilëve në veri të Izraelit. Situata rrezikon të prishë bisedimet që synojnë t'i japin fund konfliktit mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit, ndërsa Izraeli deklaron se "ruan të drejtën të vazhdojë operacionet kundër Hezbollahut."

Që prej fillimit të armëpushimit më 16 prill, të dyja palët kanë vazhduar shkëmbimet e zjarrit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Liban, të paktën 3 mijë e 213 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës, ndërsa Izraeli raporton 23 ushtarë dhe katër civilë të vrarë në të njëjtën periudhë.

Burimi: tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Fotoja që ka marrë vëmendje nga Samiti në Slloveni: Kurti i “rrethuar”, Rama qëndron vet 3 September 2021
Endrit Thaçi ndan kujtim me babanë para ndeshjes Kosovë-Turqi, mesazh emocionues për tifozët31 March 2026
Sela: Vendbanimet dhe shkollat tona po boshatisen, ne do rikthejmë shpresën 3 July 2020