Nga Rajoni
31 May 2026
Ditëlindje në Hagë: Kadri Veseli mbush 59 vjeç prapa hekurave, në të njëjtën ditë me vajzën e tij

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, feston sot ditëlindjen e tij të 59-të në kushte të veçanta, prapa mureve të paraburgimit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ndodhet që nga nëntori i vitit 2020, raporton Klankosova.tv.

I lindur më 31 maj 1967 në Mitrovicë, Veseli ndan këtë ditë të veçantë me vajzën e tij, Rritën, e cila feston gjithashtu ditëlindjen sot.

Veseli po mbahet në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku akuzohet për krime lufte.



Të ndryshme
Më shumë
Hoti: S’ka marrëveshje në Bruksel pa njohje reciproke 3 September 2020
Kuvendi i Kosovës me përbërje të re, Radoniqi publikon ndarjen e ulëseve27 June 2026
Filipçe: Kriza me coronavirusin mund të menaxhohet vetëm me një qasje multispektrale21 September 2021