Nga Vendi
1 June 2026
Ahmeti përshëndet bashkimin e shqiptarëve në Mal të Zi: "Kur jemi bashkë, jemi më të fortë"

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar me kënaqësi ndaj bashkimit të forcave politike shqiptare në Mal të Zi nën një subjekt të vetëm, Forumin Shqiptar, duke e cilësuar këtë hap si dëshmi të pjekurisë politike.

"Përshëndes me respekt dhe kënaqësi bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi nën një subjekt të vetëm, Forumi Shqiptar. Ky hap i rëndësishëm dëshmon se uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare, forcimin e përfaqësimit politik dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve", deklaroi Ahmeti.

Ai theksoi se bashkimi rreth vlerave të përbashkëta ka qenë gjithmonë çelësi i suksesit kombëtar, duke shtuar se, "ky vendim i pjekur politik përcjell një mesazh të fuqishëm se interesat e qytetarëve dhe të komunitetit shqiptar duhet të jenë mbi çdo dallim partiak."

Ahmeti mbyll mesazhin e tij me një thirrje për unitet, "Uroj që ky bashkim të sjellë edhe më shumë sukses, zhvillim dhe zë të fuqishëm për shqiptarët në Mal të Zi. Kur jemi bashkë, jemi më të fortë."



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM: Nuk ka dëftesa, tabela dhe dokumente personale.25 June 2021
Edhe tre ditë fushatë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni27 October 2021
Rezultatet prej rreth 60% të votave të numëruara15 July 2020