Nga Bota
12 June 2026
Maskotat e Botërorit 2026 e Zënë në Flagrancë: Trafikantin e Kapën Duke Ndjekur Ceremoninë e Hapjes

Dy agjentë të policisë kombëtare peruane u maskuan si "Clutch" dhe "Maple", dy nga maskotat zyrtare të Botërorit 2026, për të arrestuar Carlos Cabrerën, 48 vjeç, të njohur me pseudonimin "Pichichi", në lagjen "Las Flores" të Limës. Strategjia e grupit "Terna" rezultoi efikase, pasi i dyshuari, i apasionuar pas Kupës së Botës, po ndiqte ceremoninë e hapjes së turneut në televizion pikërisht në momentin kur agjentët i afroheshin banesës pa ngritur dyshime. Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha lëndësh narkotike, përfshirë kokainë dhe marijuanë, si dhe një armë zjarri me municione. Cabrera nuk është i panjohur për drejtësinë peruane, pasi ka kaluar rreth nëntë vite në burgjet e kryeqytetit për të njëjtën vepër penale.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Mickoski po e përdor opozitën si alibi për dështimin e reformave europiane11 May 2026
Prindërit e viktimave të zjarrit në Pulse takojnë drejtuesin e Mjekësisë Ligjore, provat do paraqiten në gjyq 9 April 2026
BRT në Shkup ndryshon drejtim, nuk prek gjelbërimin qendror, parashikohen barriera natyrore28 March 2026