Nga Rajoni
13 June 2026
BE hapi negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, Hungaria heq bllokadën

Bashkimi Europian pritet të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, pas një bllokade prej më shumë se dy vjetësh. Pengesa u hoq falë ndryshimeve politike në Budapest dhe marrëveshjes së re mes kryeministrit hungarez dhe Ukrainës për forcimin e të drejtave të pakicës hungareze. Presidenca aktuale e Këshillit të BE-së njoftoi se shtetet anëtare kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për fazën e parë të procesit, pasi janë përmbyllur të gjitha përgatitjet e nevojshme. Negociatat, të cilat në nivel formal kishin nisur që në qershor 2024, kishin ngecur për shkak të vetos së Hungarisë. Faza fillestare, e njohur si "grupi i parë", fokusohet në vlerësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe administratës publike sipas standardeve të BE-së, ndërkohë që i gjithë procesi ndahet në gjashtë grupe me gjithsej 33 kapituj. Megjithatë, negociatat zakonisht zgjasin me vite dhe rezultati i tyre nuk është i garantuar rasti i Turqisë, negociatat e së cilës nisën në vitin 2005 dhe sot janë plotësisht të ngrira, mbetet një shembull paralajmërues për rrugën e gjatë dhe të pasigurt që pret Ukrainën dhe Moldavinë.



Të ndryshme
Më shumë
Përzgjedhja e kandidatëve/ Republikanët Amerikanë: PD po tregon lidership model për Shqipërinë27 June 2020
Sela ka ofruar dorëheqjen në Kuvendin e ASH-së, por është hedhur poshtë12 September 2020
Tetova, qyteti i dytë me më shumë të infektuar nga koronavirusi 6 July 2020