Nga Vendi
13 June 2026
Ahmeti: Edhe unë nuk do të jem gjithmonë kryetar, do t’i bashkohem veteranëve të BDI-së

Në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së në Kumanovë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se partia që drejton mbetet ndër më të organizuarat në vend dhe rajon, duke theksuar procesin e gjerë të rinovimit të strukturave partiake. Ahmeti bëri të ditur se në nivel partie janë realizuar 83 për qind ndryshime në udhëheqje, ndërsa në degën e Kumanovës 73 për qind e strukturave drejtuese janë përbërë nga kuadro të rinj. “Jemi parti, lëvizje dhe mision nga më të organizuarit dhe më të etabluarit në RMV dhe në rajon. Nuk ka forcë politike që bën 83 për qind ndryshim të udhëheqjes dhe 73 për qind të udhëheqjes së degës. Të gjithë ata që themeluan UÇK-në dhe BDI-në po rreshtohen pas 73 për qind të djemve dhe vajzave të reja”, deklaroi Ahmeti.

Ai nënvizoi se një nga synimet kryesore të BDI-së ka qenë ngritja e gjeneratave të reja, duke shtuar se themeluesit e partisë po ua lëshojnë hapësirën brezave të rinj për të marrë përgjegjësi drejtuese. Duke folur për rolin e veteranëve në parti, Ahmeti përmendi edhe Sadullah Duraku, për të cilin tha se do të angazhohet në strukturat e veteranëve. Ai theksoi se edhe vetë nuk synon të mbetet përgjithmonë në krye të partisë. “Unë nuk do të rri kryetar partie. Edhe unë dua të rreshtohem te veteranët dhe anëtarët e BDI-së të shohin se si kam luftuar si veteran”, u shpreh Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
Kujdes me dezinfektantët në makinë, rrezik për shpërthim24 June 2021
Nga e hëna fillon fushata zgjedhore në Maqedoni22 September 2021
Komuna e Tetovës ka reaguar pas akuzave publike të bëra nga shtëpia botuese "Onufri"26 May 2025