Nga Rajoni
15 June 2026
Albin Kurti: Rinia është forca që do të lërë gjurmën e saj për Kosovën

Në kuadër të Javës së Lëvizjes, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi Ditën e Rinisë pranë Liqenit të Batllavës, ku të rinjtë u mblodhën për bashkëbisedim dhe për të vlerësuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në organizatë. Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij para të rinjve, theksoi rëndësinë e kontributit të secilës gjeneratë për të ardhmen e vendit. “Sa herë ju shoh juve, më kujtohet vetja në fillimet e interesimeve të mia politike, e më pas edhe angazhimet për të bërë më të mirën për popullin tonë”, u shpreh ai. Kurti shtoi se çdo brez ka përgjegjësi për atë që lë pas, duke theksuar se, “nuk jemi përgjegjës për Kosovën dhe botën siç e kemi gjetur, por definitivisht jemi përgjegjës për atë se çfarë lëmë pas nesh”, ndërsa vlerësoi se gjenerata e sotme e të rinjve gëzon kushte më të mira sesa brezi i tij. 



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski paralajmëron protestë për ditën e martë, do të protestohet për Goce Dellçevin13 September 2020
Umejra katërvjeçare shërohet nga leukemia, ra zilja “mirupafshim” në Klinikën e Fëmijëve në Shkup21 October 2021
LDK s'mori pjesë në votimin për Projektligjin e Speciales 5 October 2026