Nga Rajoni
5 October 2026
LDK s'mori pjesë në votimin për Projektligjin e Speciales

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në lexim të parë.

Votimi u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Projektligji kaloi në lexim të parë me 91 vota për, transmeton Klankosova.tv.

Para votimit, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushtaku, bëri të ditur se subjekti politik që ajo përfaqëson nuk e mbështet këtë nismë për ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Pavarësisht qëndrimit të LDK-së, Projektligji mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm në sallë.



Të ndryshme
Më shumë
Njihuni me këtë bukuroshe, mbesën e Motrave Mustafa 17 August 2021
Mbi 200 milionë raste të infektuara me COVID-19 në botë 5 August 2021
Gjyqi në Hagë/ Rama shpërthen: “Katër shqiptarë u varrosën për së gjalli në Evropën demokratike“ 9 February 2026