Nga Rajoni
15 June 2026
Sherr mes të pandehurve në sallën e gjyqit për rastin e Renis Dobrës

Një incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku disa prej të pandehurve për rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës janë përfshirë në një përplasje fizike gjatë zhvillimit të seancës paraprake. Sipas raportimit të A2 CNN, në konflikt janë përfshirë Petrit Çakra, si dhe Fation, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj, të cilët përballen me akuza lidhur me ngjarjen e rëndë në Mat. Pas incidentit janë njoftuar efektivët e Policisë së Shtetit, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme, pasi situata është vënë nën kontroll brenda sallës së gjyqit.

Burimi: A2 CNN



Të ndryshme
Më shumë
Blerje votash:Reagonë Ministri i Arsimit Arbër Ademi14 July 2020
Kosova vendos çmime maksimale ditore për karburantet, nafta 1.86 euro për litër 5 April 2026
Ted Kopliku zgjidhet drejtues i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike-Shqipëri27 October 2025