Nga Vendi
15 June 2026
Policia me aksion të gjerë në Kumanovë dhe Tetovë, 114 gjoba dhe shtatë të arrestuar

Policia ka ndërmarrë një aksion të intensifikuar në komunikacion në rajonet e Kumanovës dhe Tetovës, ku gjatë kontrolleve janë shqiptuar gjithsej 114 sanksione për shkelje të rregullave të trafikut. Operacioni është zhvilluar më 13 qershor, në intervalin kohor nga ora 17:00 deri në 23:00, me fokus tek drejtuesit e motoçikletave, mopedëve, katërçikleve dhe trotinetëve elektrikë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Kumanovë janë evidentuar 43 shkelje, ndërsa në Tetovë 71. Pjesa më e madhe e masave janë shqiptuar për drejtim motoçiklete pa helmetë mbrojtëse, krahas kundërvajtjeve të tjera që lidhen me dokumentacionin dhe rregullat e komunikacionit.

Gjatë aksionit janë zbuluar gjithsej shtatë raste që përfshijnë vepra penale, janë arrestuar shtatë persona për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, ndërsa policia ka sekuestruar gjashtë motoçikleta dhe një veturë. Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat për të rritur sigurinë në rrugë.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Aksident me vdekje në Tiranë31 July 2020
Rama flet për protestat për gazetën gjermane: Shqipëria nuk shitet21 September 2026
Arrihet marrëveshje për maturën shtetërore në Maqedoni, do të ketë dy provime eksterne dhe një intern18 February 2021