Nga Rajoni
31 July 2020
Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Sikurse njofton policia, mjeti me drejtues shtetasin me iniciale K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin 71-vjeçar me iniciale GJ.L, pranë Institutit Bujqësor.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në spital, kurse drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al



Të ndryshme
Më shumë
Një e moshuar bie pre e një mashtrimi në Zvicër, ia dorëzon dhjetëra mijëra franga një bankieri të rrejshëm 7 November 2026
Nusja në Liban pozon për fotot e dasmës, ndërsa në ato momenti ndodh edhe shpërthimi (VIDEO) 5 August 2020
Stresi i vë benzinë flakës, i “mëson” studentët si të përgatiten për protestë14 October 2026