Nga Vendi
29 July 2020
Siniçan, organet e rendit nuk lejojnë banorët të vazhdojnë punën rreth ujësjellësit

Punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan të Tetovës nuk u lejuan as sot. Punët vazhdojnë të pengohen nga pjesëtarë të policisë. Para tyre edhe sot qëndroi kreu i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili bashkë me dhjetëra banorë të Siniçanit, të cilët, kërkojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme, lejimin e vazhdimit të punimeve për ujësjellësin.

“Komuna ka filluar përgatitjet rreth projektit. Dje isha i thirrur në stacionin policor në Tetovë. Nuk jam kriminel, vetëm se dua qytetarëve të mi tu siguroj ujë për pije. Zyrtari i policisë nuk ka një urdhëresë me shkrim, për këtë jam i bindur se këto ka prapavijë politike”, tha Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës.

  



Të ndryshme
Më shumë
COVID-19 Maqedoni, më shumë të shëruar sesa të infektuar 2 September 2020
Apeli shqyrton rastin e Endrit Nikës, mbrojtja kërkon ulje dënimi, familja e Maria Clarës burgim të përjetshëm22 June 2026
Ndalohen dy të rinj nga Turqia në Gostivar, kapen me marihuanë 1 October 2025