Nga Vendi
15 June 2026
Sulm me molotov para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, digjen dy vetura

Një incident është regjistruar mesditën e sotme para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, ku është hedhur një koktej molotovi në afërsi të objektit diplomatik. Sipas raportimit të Alsat, nga zjarri janë përfshirë dy vetura në pronësi të Ambasadës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve për lokalizimin e flakëve, ndërsa zona është siguruar edhe nga forca të policisë. Burime për Alsat bëjnë të ditur se incidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një kalimtar, i cili fillimisht ka lyer automjetet me lëndë të djegshme dhe më pas ka hedhur shishen me molotov. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim. Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Zjarri në spitalin modular të Tetovës, Filipçe përmbahet nga komentet23 September 2021
Inter ndalet nga Atalanta, barazimi 1-1 rihap garën për titull14 March 2026
Nuk do ju besohet se kjo është ‘Kallashi’ (FOTO25 June 2020