Nga Vendi
16 June 2026
Meidani: Memorandumi mes dy universiteteve hap një kapitull të ri bashkëpunimi

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka vlerësuar nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke theksuar se ky është rezultat i një angazhimi të gjatë për afrimin e dy institucioneve akademike. Sipas tij, memorandumi “hedh themelet e një bashkëpunimi më të gjerë akademik dhe shkencor”, ndërsa është shprehur i bindur se ai “do të pasohet shumë shpejt nga marrëveshja formale, si dhe nga iniciativa dhe rezultate konkrete në dobi të studentëve dhe stafit akademik të të dy institucioneve”. Meidani ka falënderuar rektorët Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Prof. Dr. Bekim Fetaji për vizionin dhe gatishmërinë në ndërtimin e partneritetit, ndërsa ka vlerësuar edhe kontributin e Besarit, duke theksuar se “gjërat e mira ndodhin kur njerëzit e duhur bëhen bashkë”.



Të ndryshme
Më shumë
“Ishalla na realizohet…”, Iliriana surprizon Adrin për ditëlindje18 September 2026
Përmbyset një makinë në Probishtip, vdes 24-vjeçari nga Shkupi14 August 2020
10 Shkurti që nuk u harrua: Protesta për vetëvendosje që vazhdon ta sfidojë shtetin e Kosovës10 February 2026