Nga Rajoni
24 September 2026
Sami Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të reagojë publikisht lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa ka deklaruar se nuk ka frikë nga mundësia e një aktakuze të re ose arrestimi.

Lushtaku në një prononcim për “Zërin” tha se Qeveria e Kosovës, pavarësisht bindjeve politike, është dashur të dalë me një deklaratë për këtë proces.

“Qeveria është dashur së paku të dalë me një deklaratë për këtë proces. Është Qeveri e Kosovës, pavarësisht bindjeve tona politike”, tha Lushtaku për “Zërin”.
I pyetur nëse ka frikë se mund të ketë aktakuzë të re ose të arrestohet, Lushtaku tha se nuk ka arsye për frikë.

“Jo, tamam puna me ia nis mu frikësu, absolutisht jo”, u shpreh ai.

Lushtaku tha se vazhdon të mos ketë besim në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur u pyet nëse pret që Apeli të rrëzojë shkallen e parë që i dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së.

“Unë nuk besoj dhe nuk i kam besuar dhe vazhdoj të mos i besoj kësaj gjykate”, tha Lushtaku në një prononcim pas protestës në Prishtinë.



Të ndryshme
Më shumë
Emina Çunmulaj feston ditëlindjen dhe nuk do ta besoni sa vjet ka mbushur12 September 2026
Gjyqi për tragjedinë në diskotekën “Puls”, dëshmitari mohon shitjen e fishekzjarrëve të përdorur 9 March 2026
Moti sot në Maqedoninë e Veriut27 August 2021