Nga Rajoni
17 June 2026
Senati amerikan konfirmon Eric Wendt ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi zyrtarisht Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri. Në seancën plenare të Senatit, kandidatura e tij mori 51 vota pro, 47 vota kundër, duke siguruar kështu miratimin përfundimtar për emërimin e tij në postin diplomatik në Tiranë. Wendt, gjeneral-locifënt i pensionuar i ushtrisë amerikane me mbi 34 vjet shërbim, ishte më parë komandant i Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s në Evropë, ku ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me strukturat shqiptare të mbrojtjes. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Marrëdhënieve të Jashtme, ai theksoi se prioritetet e tij në Tiranë do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i partneritetit ushtarak mes dy vendeve dhe krijimi i një klime më të favorshme për investimet amerikane. I pyetur për mënyrën sesi do të trajtonte investime të mundshme të familjes Trump në Shqipëri, Wendt deklaroi, "nuk jam personalisht i lidhur me investimet e familjes Trump, do të bëj punën time si ambasador, nëse ato kompani respektojnë rregullat, atëherë gjithçka do të jetë në rregull". Ai shtoi gjithashtu vlerësim për punën e SPAK-ut, duke e cilësuar si efektive në luftën kundër korrupsionit. Nëse merr betimin, Wendt do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim, e cila e la postin në vitin 2023.



Të ndryshme
Më shumë
BE hapi negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, Hungaria heq bllokadën13 June 2026
Rama: Shqipëria – destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun e energjisë22 June 2021
Qeveria e Kosovës nis punën për shndërrimin e zotimeve në plane konkrete14 March 2026