Sport
20 June 2026
Raphinha dëmtohet me Brazilin, shqetësim për Ancelottin dhe Barcelonën

Te Brazili janë ndezur sinjalet e alarmit pas dëmtimit të Raphinhas gjatë ndeshjes ndaj Haitit. Sulmuesi u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë, pasi ndjeu shqetësime në muskujt e këmbës së djathtë, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike. Raphinha ishte ndër lojtarët më të spikatur të takimit, duke realizuar një gol që u anulua për pozicion jashtë loje dhe duke rrezikuar sërish portën kundërshtare me një goditje që kaloi pranë shtyllës. Megjithatë, pas minutës së 30-të ai kërkoi zëvendësim për shkak të dhimbjeve muskulore. Pas përfundimit të ndeshjes, Federata Braziliane e Futbollit njoftoi se, "Sulmuesi ndjeu dhimbje në muskujt e pasëm të këmbës së djathtë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Haitit. Futbollisti ka nisur trajtimin dhe situata e tij do të vlerësohet sërish." Dëmtimi i Raphinhas konsiderohet një goditje e rëndësishme si për përzgjedhësin Carlo Ancelotti, ashtu edhe për Barcelonën, ndërsa pritet të mësohet në ditët në vijim shkalla e saktë e lëndimit.



Të ndryshme
Më shumë
Baçev thotë se tre funksionet kryesore në shtet duhet t’u përkasin maqedonasve ortodoksë27 June 2020
Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa21 October 2026
6 të vdekur dhe 136 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni12 July 2020