Nga Vendi
27 June 2020
Baçev thotë se tre funksionet kryesore në shtet duhet t’u përkasin maqedonasve ortodoksë

Koalicioni ‘Asnjëherë e veriut vetëm Maqedoni”, që udhëhiqet nga Janko Baçev, kryetari i partisë “Maqedonia e vetme”, dha promovonte ofertën zgjedhore.

“Tre funksionet kyçe në shtet, si në gjithë botën normale në shtet duhet të jenë maqedonas ortodoksë. Detyra jonë e parë në Kuvend është të bëjmë ndryshim të Kushtetutës dhe ligjeve ku parashihet që tre funksionet kryesore, kryeministri, presidenti dhe kryetari i Kuvendit, duhet të udhëhiqen nga ortodoksë dhe maqedonas. Kjo praktikë është në të gjitha shtetet e zhvilluara demokratike, e posaçërisht te monarkitë.”, tha Baçev.

Ai tha se funksionet tjera mund të ushtrohen nga etnitë dhe besimtarët tjerë por jo edhe këto tre funksione dhe se, sipas tij, ky nuk është qëndrim shovinist.

Baçev ju bëri thirrje popullit që masivisht të del në zgjedhje më 15 korrik./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Paga s’mjafton për një muaj”, rritja e çmimeve e papërballueshme për qytetarët27 October 2021
Bullgaria dërgon në Maqedoni 25 zjarrfikës, 2 makina zjarrfikëse dhe 2 ambulanca 4 August 2021
Siljanovska-Davkova: Kam vendosur për guvernatorin e ri, përkatësia partiake nuk është pengesë21 May 2025